Kanye West ka vendosur që gjithçka t’ia lë në dorë bashkëshortes së tij!
Autori: Gazeta inFokus
11:10 | 13 February 2023
Kanye West është kthyer në një personazh mjaft kontrovers përmes sjelljeve dhe deklaratave të tij, megjithatë jeta e tij tashmë duket se drejtohet nga bashkëshortja e tij e re, Bianca Censori. Pasi dyshja u njohën duke punuar së bashku në një nga sipërmarrjet e biznesit të West, ata u martuan në janar dhe që atëherë janë të pandarë nga njëri-tjetri.
Sipas U.S. Sun, gruaja e re e West është përgjegjëse për orarin e tij ditor, si dhe merret me të gjitha punët e tij të biznesit. Kim Kardashian dihet se nuk është fanse e Censorit, sidomos duke pasur parasysh mënyrën se si ajo u martua me West në fshehtësi, e cila ndodhi vetëm dy muaj pasi u finalizua divorci i saj me këngëtarin.
Duket se martesa funksionon për Kanye, me atë që pa hezitimin më të vogël është i gatshëm që të gjitha çështjet e tij të biznesit t’i lë në duart e saj. Është e paqartë nëse kjo është bërë sepse emri i tij është bërë krejtësisht toksik, apo nëse ajo është me të vërtetë një mendje supreme e biznesit dhe një strategji e zgjuar.
Një burim i brendshëm i tha The Sun se lidhja mes dyshes ishte ‘më e thellë se sa është shfaqur’ pavarësisht shqetësimeve mbi ligjshmërinë e zyrtarizimit të martesës së tyre. Burimi shtoi gjithashtu se:
Ishte krejtësisht private dhe një surprizë për mbarë botën, nuk ka asnjë mënyrë që Kim ta dinte. Familja e Biankës gjithashtu e mori vesh kur pjesa tjetër e botës e mori vesh. Por, Ye kishte biseduar për të pasur një grua përsëri për muaj të tërë, për të jetuar një jetë të krishterë dhe për t’i pastruar gabimet e tij. Ata ia dolën fshehurazi, Ye fiku telefonin dhe ata e realizuan atë. Ata u rikthyen të martuar.

T� tjera
-
KPM nuk miraton rekomandimin për vërejtje ndaj TV Dukagjinit për emisionin “Debat Plus”
Komisioni i Pavarur për Media (KPM), lidhur me rastin e Televizionit Dukagjin...
-
Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor
Komisioni Europian ka shprehur keqardhje për interpretimin e këngës nacionali...
-
Eurodeputeti: Kosova meriton respekt të plotë, meloditë nacionaliste në Forumin e Zgjerimit minojnë frymën e pajtimit rajonal
Deputeti i Parlamentit Europian, Ilhan Kyuchyuk i ka dalë në mbështetje Kosov...
-
26-vjeçarja që u arrestua për drogë me Astrit Haraqijën, motra e ish-kandidates për deputete
Kjo grua që po hyn në objektin e Gjykatës në Prishtinë, është një nga gjashtë...
-
Rama njofton se është anuluar takimi në Athinë për “Prishtina 2030”: Kurti dhe Qeveria duhet të japin llogari
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është anuluar takimi në A...
-
Hykmete Bajrami akuzon Qeverinë për kapjen e ZRRE-së dhe KOSTT-it: Sot tregoi kujt i ka shërbyer për 7 vjet
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar...
-
Rasti i rëndë i 26-vjeçares në Prizren, Spitali del me të dhëna të detajuara
Spitali i Prizrenit është deklaruar në lidhje me vdekjen e 26 vjeçares si dhe...
-
E rëndë në Prizren: 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës
Një 26-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, pasi...
-
Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar pa...
-
Sillet në Gjykatë 26-vjeçarja e arrestuar për trafikim të narkotikëve, në rastin ku dyshohet edhe ish-ministri Astrit Haraqija
Një 26-vjeçare, e arrestuar nën dyshimin për trafikim të narkotikëve në grupi...
-
Kraki “godet” Kurtin: Paskemi blerë rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetur pa rrymë, dy herë dështim
Deputeti i VV-së, Nezir Kraki ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vend...
-
Daut Haradinaj: Përgjegjës për krizën energjetike është shefi, jo ministrja Rizvanolli
Daut Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti pë...


































