Rozë

Kanye West harron përfundimisht Kim Kardashian, fotografohet pranë modeles 22-vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 08 November 2021

Reperi i njohur Kanye West ka dalë publikisht me të dashurën e re, me modelen Vinetria. Ata u fotografuan këtë në ndeshjen debutuese të basketbollit të “Donda Academy” në Minneapolis, ku shihen të ulur përkrah njëri-tjetrit.

Kjo lëvizje vjen vetëm një javë pasi Kanye befasoi fansat duke shprehur shpresat për një ribashkim me ish-gruan, Kim Kardashian dhe duke mohuar se ai ishte divorcuar nga ylli, e cila tani thuhet se është në lidhje me yllin e SNL, Pete Davidson.

Vinetria gjithashtu thuhet se ishte me reperin në Miami muajin e kaluar kur ai xhiroi intervistën e tij në “Drink Champs”, gjatë së cilës ai tha se Kim Kardashian është ende gruaja e tij dhe shtoi se nuk kishte parë asnjëherë ndonjë letër divorci.

Të tjera