Sport

Kampionia e Kosovës përfundon fazën përgatitore në Antalia të Turqisë

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 03 February 2021

Skuadra e Dritës e ka përfunduar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, shkruan Gazeta inFokus.

Gjilanasit kanë qëndruar për 15 ditë në token turke, aty ku kanë zhvilluar finalen e Superkupës së Kosovës ndaj Prishtinës, si dhe kanë luajtur disa ndeshje miqësore.

Klubi përmes një njoftimi në rrjetin social facebook ka bërë të ditur se gjithçka ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur asnjë lëndim.

-Advertisement-

‘Bardhekaltërit’ tashmë do të përgatiten për ndeshjen ndaj Prishtinës me 9 shkurt, në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës./Gazeta inFokus/

Antalya, 03.02.2021

Përfundon faza përgaditore në Turqi!

Sot ka qenë dita e fundit e fazës përgaditore në Antalya të…

Posted by Drita FC on E mërkurë, 3 Shkurt 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera