Lajme

Kajtazi: Vuçiq s’jep dorëheqje, po i manipulon serbët

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 23 January 2023

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar raportimet se Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e ka njoftuar partinë e tij për dorëheqje.

Kajtazi shkruan se Vuciq nuk do ta japë dorëheqje, por po i manipulon serbët se ka shumë presion për marrëveshje me Kosovën.

“Vuçiqi nuk jep doreheqje. Ai po i manipulon serbët se demek ka shumë presion për një “marrëveshje të keqe me Kosovën”. Në fakt kjo marrëveshje është shumë e mire për Serbinë. Fitojnë zajednicen dhe nuk e njohin Kosovën”, ka shkruar Kajtazi në Tëitter.

-Advertisement-

Sipas mediumit serb Pink, Vuçiq e ka informuar kryesinë e partisë për presionet e Perëndimit ndaj Serbisë në lidhje me Kosovën dhe menjëherë pas kësaj është larguar nga selia e partisë.

Pink raporton se Vuçiq “i dëgjoi të gjitha këto me durim dhe më pas tha se do të largohej nëse dikush mendonte se mund të bënte më mirë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera