Lajme

Kaçanik: Arrestohet pasi shtien me armë në drejtim të pemës

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 03 February 2023

Në Kaçanik është arrestuar një person, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një peme, dhe sipas policisë, armën e kishte me leje por jo leje për bartje.

Arma është sekuestruar përkohësisht, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ai ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një peme, armën e kishte me leje por jo leje për bartje. Arma është sekuestruar përkohësisht. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera