Sport

Juventusi i vihet pas yllit të Atletico Madridit

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 01 December 2020

Klubi i Juventusit është në kërkim të një mbrojtësi, shkruan Gazeta inFokus.

‘Zonja e Vjetër’ si duket po e sheh se shumë shpejt nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Bonuçit dhe Chiellinit , të cilët po i afrohen pensionimit.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Depertivo’ në Spanjë, ‘bardhezinjtë’ tashmë kanë nisur interesimin për mbrojtësin e Atletico Madridit, Stefan Savic.

-Advertisement-

29 vjeçari ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2022, por negociatat për vazhdimin e saj ende nuk kanë nisur, çka lë hapësirë të mendohet që Juve mund ta transferoj atë nga janari, të paktën kështu shkruan gazeta spanjolle.

Klauzola e Savic sillet afro 85 milionë euro, kurse në Torino nuk janë të gatshëm të shpenzojnë për një shumë të tillë.

Kujtojmë që Savic ka luajtur edhe me parë në Serie A, pasi kishte djersitur fanellën e Fiorentinës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera