Sport

Juventus “ngec” me Nantes, Allegri: Kualifikohemi në Francë dhe jo me fitore 1-0!

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 17 February 2023

Juventus dështoi në “Allianz Stadium”, në takimin ndaj Nantes i vlefshëm për Europa League.

“Zonja e Vjetër” nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1, ndërsa Massimiliano Allegri ishte mjaft i irrituar pas këtij rezultati.

“Na vjen keq sepse nuk e mendonim kështu fundin e kësaj sfide. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e kthimit, duhet të shkojmë në Francë për të luajtur për kualifikimin. Skuadra ime nuk do vetëm fitore 1-0, mjaft me këto gjëra tani, mos e teproni.

-Advertisement-

Sulmi? Mund të bënin më mirë pranë zonës, rastet ishin, por tani duhet të përmirësohemi sepse nuk kemi kohë. Episodi VAR në fund? Me Fiorentinën ishte diçka objektive, sonte është një vendim që duhet pranuar. Një arbitër thirret në VAR për të gjykuar një penallti dhe më pas gjen një faull. Është e kotë të flasësh tani.” – tha Allegri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera