Sport

Juventus – Milan, po ndodh shkëmbimi i madh

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 24 July 2018

Aksi Milano-Torino po bëhet vërtet shumë i nxehtë. Pas bisedimeve për të veshur me ngjyrat kuqezi Gonzalo Higuainin, merr jetë ideja për të kthyer me fanellën bardhezi Leonardo Bonuccin.

Kapiteni i Milanit, që ditët e fundit është vënë në qendër të merkatos, ishte joshur nga PSG, por sikurse shkruan sot Gazzetta Dello Sport, mund të rikthehet në Torino, te “Zonja e Vjetër”, aty ku ka fituar thuajse gjithçka.

Që të gjitha palët të mbeten të kënaqur, pra edhe dy klubet por edhe futbollistët, po projektohet një shkëmbim mes Higuain dhe Bonuccit.

-Advertisement-

Sigurisht është shumë herët për të folur për një marrëveshje përfundimtare, por janë të gjithë premisat që kjo të ndodhë, transmeton “SS”.

Bonucci e pati shumë të vështirë përshtatjen te kuqezinjtë dhe që në janar është folur shumë për një largim të mundshëm nga Milano.

Nga ana tjetër, me blerjen e Cristiano Ronaldos, ngushtohen hapësirat për Higuain për të qenë ai protagonisti absolut i sulmit bardhezi.

Milani kërkon një sulmues të klasit të parë, ndërsa Juventusi një mbrojtës që jep siguri në prapavijë.

Zgjidhja është e thjeshtë: shkëmbim mes dy “yjeve” të Serisë A dhe të gjithë mbeten të kënaqur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera