Sport

Justin Kluivert me valixhet gati, arrihet akordi me klubin londinez

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 11 August 2022

Justin Kluivert po përgatitet për një tjetër sezon larg Romë,s pasi ndonëse u transferua me bujë në verën e 2018-ës, nuk ka arritur të bindë asnjë nga trajnerët që gjatë drejtuar verdhekuqtë gjatë kësaj periudhe.

Përgatitja nën urdhrat e Mourinhos gjatë verës, nuk ka ndryshuar aspak planet e 23-vjeçarit holandez, që është me valixhet gati për t’u larguar dhe duket se destinacioni i radhës do të jetë Premier League.

Klubi i Fulhamit ka arritur marrëveshjen me Kluivert dhe prej ditësh negocion me Romën për ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje për shifrën e 10 milionë eurove, ndërsa verdhekuqtë kanë kërkuar detyrim blerjeje.

-Advertisement-

Megjithatë së fundi duket se italianët janë dorëzuar dhe janë gati ta japin holandezin në huazim me të drejtë blerjeje, ndaj sot ose nesër Kluivert pritet të fluturojë drejt Londrës, për të kryer vizitat mjekësore dhe nisur eksperiencën te Fulham.

Kjo do të jetë hera e parë në kampionatin anglez për sulmuesin 23-vjeçar që u rrit te Ajaxi dhe më pas ka luajtur me Romën në Itali, Leipzigun në Gjermani e së fundi Nicen në kampionatin francez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera