Rozë

Justin Bieber deklarohet “i penduar” para fansave

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 05 August 2017

Justin Bieber është deklaruar i penduar para adhuruesve të tij, duke thënë se “mendon që kurrë nuk do të jetë i përkryer, por shpreson të mësojë nga gabimet e tij”, transmeton Express i KTV-së.

Justin Bieber u ofroi “kërkim-falje” adhuruesve të tij, duke thënë se “asnjëherë nuk do të jetë i përkryer, por shpreson të mësojë nga gabimet e tij”. Këtë deklaratë këngëtari e bëri pas një jave të trazuar, me ç’rast e anuloi turneun e tij, iu mohua e drejta për të peformuar në Kinë dhe aksidentalisht e goditi me veturë një fotograf.

23-vjeçari Bieber, ndër të tjera ka thënë se “I ka lejuar marrëdhëniet e tij të thyera me femrat, t’ia diktojnë jetën dhe mënyrën se si sillej me njerëzit përreth”.

-Advertisement-

“I kam lejuar hidhërimet, xhelozinë dhe frikën të ma diktojnë jetën”, ka deklaruar këngëtari përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

Pop-ylli kanadez, po ashtu thotë se turneu i tij i fundit ia ka mësuar shumë gjëra për veten.

Ai nuk e përmendi fare incidentin që ndodhi para ca ditësh. Këngëtari problematik aksidentalisht e ka goditur me veturë një fotograf, teksa po largohej nga një ngjarje në Beverly Hills, më 27 korrik. Fotografi i lënduar është dërguar në një spital në afërsi, me lëndime jo shumë të rënda.

Ky incident erdhi disa ditë pasi Bieber e anuloi pjesën e mbetur të turneut të tij botëror, me arsyetimin se ka nevojë të pushojë pas kalimit të pothuajse dy vjetëve në rrugë duke performuar.

Anulimi i përfshin 14 koncerte të planifikuara në Amerikën Veriore dhe Azi, dhe është bërë e ditur se biletat do të rimbursohen.

Këngëtari kanadez, e nisi turneun “Purpose” me qëllim të promovimit të albumit të tij të fundit, në mars të vitit 2016, dhe që nga atëherë ka interpretuar në më shumë se 150 koncerte përreth Evropës, Afrikës, Amerikës Jugore, Australisë dhe disa shteteve aziatike.

Bieber ka pasur probleme me ligjin në disa shtete të botës dhe viteve të fundit është bërë i njohur për disa skandale të ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera