Sport

Jose Mourinho tregon dy mungesat e mëdha për derbin ndaj Liverpoolit

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 15 December 2020

Tottenhami është mysafir i Liverpoolit, në duelin e vlefshëm për javën e 13-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo super sfidë zhvillohet nesër (e mërkurë) nga ora 21:00, në stadiumin ‘Anfield’.

Para këtij takimi, trajneri i ‘Spursave’, Jose Mourinho ka folur në konferencë për media, ku ka treguar se Gareth Bale dhe Japheth Tanganga do të mungojnë në përballje me ‘The Reds’

-Advertisement-

“Ne ende kemi një seancë trajnimi. Dje Bale nuk stërviti me ekipin, ai u stërvit individualisht. Për momentin do të thoja jo, por do ta shohim. Kundër Antwerp, Japheth Tanganga, e lëndoi shpatullën e tij, nuk ka nevojë për operacion. Por disa javë, tre javë do ta jetë jashtë”, tha tekniku portugez.

Para këtij ballafaqimi, Tottenhami renditet i pari me 25-të pikë, aq sa ka edhe Liverpooli që pozicionohet i dyti./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe dy medalje të arta – Viva Fresh, lider në cilësi, produkte dhe shërbime në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera