Javën tjetër publikohet deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë publik
Autori: Gazeta inFokus
14:17 | 06 April 2018
Të martën ka përfunduar afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët e lartë publik. Procesi për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik që filloi më 1 mars, ishte në përputhje për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik pranë Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK).
Për këtë proces, drejtori i AKK-së, Shaip Havolli ka thënë në një prononcim për Indeksonline se ka akoma punë deri në daljen me rezultate finale.
“Ne po mundohemi që ti publikojmë sot të dhënat në ueb faqe por është pak më problem sepse ende jemi duke i shikuar formularët e deklarimeve që janë dorëzuar më postë dhe në mënyrë elektronike (me e-mail)”, ka thënë Havolli.
Sipas tij, kur të mblidhen të dhënat do të kuptohet sa zyrtarë të lartë kanë deklaruar të ardhurat.
“Kështu që derisa t’i grumbullojmë ato, ne nuk mundemi me dal me tregu se sa janë deklaruar, cilët janë ata që e kanë deklaruar e që janë krejt sipas afatit, pra ne po mundohemi t’i publikojmë sot, por problem është dhe me shumë gjasë do të bëhet javën e ardhshme”, ka përfunduar Havolli.
Në rast të mosrespektimit të ligjit për deklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik, Agjencia kundër Korrupsionit do të ushtrojë kallëzim penal në pajtim me nenin 437 të Kodit Penal.

T� tjera
-
“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ...
-
Arrestohen pesë persona për trafikim me nark*otikë në Prishtinë, sekuestrohen kok*ainë dhe marih*uanë
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafi...
-
Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit
Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shka...
-
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e ...
-
Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin ...
-
Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta
Mbi 19 tonë mollë maqedonase do të asgjësohen, pasi analizat laboratorike kan...
-
Presidentja Shiroka Pula priti Besiana Kadarenë, në fokus trashëgimia e shkrimtarit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Besiana K...
-
23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë punën në burgjet e Danimarkës
Gjithsej 23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më parë kanë ndjekur traj...
-
Drejtësi për Arlinda Zekajn, nis protesta në Prishtinë
Sot në Prishtinë mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn,...
-
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë
Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka ven...
-
Zhurma politike për protezat e invalidëve të UÇK-së – Hulumtimi i Infokus nxjerr të vërtetën, mbi 1.4 milionë euro për 102 persona
Një debat i ashpër politik, akuza e kundër akuza u bënë rreth parave të ndara...
-
Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë
Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontro...































