Lajme

“Javë përplot skandale”, Pantina: Filli i skandalit të Martin Berishajt çon te Kurti e Osmani, andaj nuk e shkarkojnë

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 15 January 2023

Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, ka thënë se kjo javë ka qenë përplot me skandale, derisa nisi me një video propaganduese të VV-së, të cilën e bënë për ta zbehur skandalin e ambasadorit Martin Berishaj.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i gjithë filli i këtij lëmshi çon te Kurti e Osmani, andaj nuk po e shkarkojnë ambasadorin.

Ajo ka përmendur edhe MPJ-në që ka thënë se është kampione për skandale dhe që i është zhdukur regjistri i hyrje daljeve në ministri.

-Advertisement-

Pantina ka thënë se për pas kësaj doli dhe një zëvendës ministër i përfshirë në një aferë ryshfeti dhe ai ende nuk është shkarkuar.

Postimi i saj i plotë:

Një jave përplot skandale.

Përplot me lajme ishte java që lamë pas, për fat të keq shumica jo fort të mira për qytetarët e Kosovës.

Java filloi me një video në të cilën qytetarët ( e sidomos ata që kishin votuar për ndryshim) sigurisht kanë pritur të prezantohen projektet e suksesshme të vitit te kaluar, por pasi të tilla nuk ka, pushteti sërish i ishte kthyer asaj që dinë të bëjnë më së miri- propagandës dhe së kaluarës.

E kjo si duket u bë si përpjekje për të zbehur sadopak skandalin më të madh të deritashëm, atë të “Martin -GEN Serbia” . Lajmi për përfshirjen e tij në transaksione me kompaninë serbe GEN kishte marrë dhenë edhe në mediet rajonale të Sllovenisë, Kroacisë e Malit të zi . Miliona euro të marra nga Ambasadori Berisha e që nuk dihet ku kanë përfunduar. E filli i gjithë këtij lëmshi po duket se çon tek Kryeministri e Presidentja e prandaj nuk ka as dorëheqje e as shkarkim të Ambasadorit Berisha.

E Ministria e Punëve të Jashtme, kampione në skandale, sërish u përfol edhe për dy tjera: Zhduket libri i regjistrit të hyrje daljeve në ministri pasi dyshohet se aty u futën njerëz që nuk deshën të identifikohen kush janë. Kurse skandali tjetër flet për blerje të makinave nga MPJ me tender të jashtëligjshëm. Për këtë të dytën thuhet se ka filluar hetimet edhe prokuroria.

E për merakli të përgjimeve, ngjashëm si afera “Pronto”, na prezantohet zëvendës Ministri i zhvillimit rajonal Almir Veliaj i përfshirë në një aferë ryshfeti. As ky ende nuk është shkarkuar

E se çfarë do sjellë java e ardhshme, të shohim!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera