Lajme

Java e Pavarësisë: Krasniqi bënë homazhe te varri i Adem Demaçit

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 13 February 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, Javën e Pavarësisë e ka nisur duke bërë homazhe te varri i Adem Demaçit, bashkë me gruan dhe fëmijët e tij.

Përmes një postimi në Facebook ku edhe ka ndarë fotografi duke vendosur lule mbi varr, Krasniqi thotë se Demaçi është simboli i sakrificës, guximit dhe atdhedashurisë – karakteristika të cilat mishërojnë përpjekjet e shumë brezave në rrugën e lavdishme të lirisë.

I pari i PDK-së po ashtu thotë se mirënjohja për të duhet të tregohet edhe përmes ngritjes së një shtatoreje meritore në Prishtinë.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Bashkë me Melizën, Borën, Malin dhe Verën, bëmë homazhe te varri i qëndrestarit të papërsëritshëm, Bacës Adem Demaçi – duke e nisur kështu Javën e Pavarësisë, përplot me aktivitete, vizita dhe mirënjohje.

Adem Demaçi është simboli i sakrificës, guximit dhe atdhedashurisë – karakteristika të cilat mishërojnë përpjekjet e shumë brezave në rrugën e lavdishme të lirisë.

E kujtoj si sot, Adem Demaçi ishte një ndër personat e vetëm të cilin ish-Kryeministri Hashim Thaçi e kishte ftuar në ndërtesën e Qeverisë në mbrëmjen e 16 shkurtit të vitit 2008, për të ndarë me të të gjitha përgatitjet finale për Ditën e shpalljes së Pavarësisë – përfshirë edhe prezentimin e flamurit të Kosovës. Ishte një ndër momentet më emocionuese që kisha përjetuar deri atëherë.

Baca Adem nuk është thjesht një emër, por është institucion. Prandaj, kujtesa, respekti dhe mirënjohja historike ndaj personalitetit të tij duhet të tregohet edhe përmes ngritjes së një shtatoreje meritore në Prishtinë.

Partia Demokratike e Kosovës do ta merr këtë nismë në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Këtë ia kemi borxh Adem Demaçit. Ia kemi borxh Kosovës!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera