Lifestyle

Ja sa shpesh duhet të bëni seks për t’i thënë STOP plakjes

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 18 November 2021

Seksi nuk është vetëm argëtim dhe lojë.

Shkenca thotë se ka shumë përfitime të pabesueshme shëndetësore. Marrëdhëniet seksuale mund të lehtësojnë stresin, përmirësojnë gjumin, ulin presionin e gjakut, rrisin imunitetin tuaj dhe sigurisht që ju ndiheni më të lidhur me partnerin.

Tani, studimet na tregojnë se lajmi i mirë nuk është vetëm ky: Të kesh marrëdhënie seksuale të paktën një herë në javë mund të të ndihmojë të jetosh edhe më gjatë.

-Advertisement-

Për një javë, studiuesit në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko gjurmuan jetën seksuale të një grupi prej 129 nënave që ishin në një marrëdhënie.

Pjesëmarrësit dhanë raporte ditore për kënaqësinë e tyre, si dhe se sa shpesh ata kryenin marrëdhënie me partnerët e tyre. Studiuesit gjithashtu morën mostra të gjakut nga gratë, duke analizuar qelizat për treguesit e plakjes.

Kur krahasuan raportet e grave me mostrat e tyre të gjakut, ata gjetën një diçka interesant. Nënat që kishin marrëdhënie seksuale me partnerët e tyre të paktën një herë gjatë javës kishin (telomere- i cili është mbrojtësi i Adn) që zgjaste më shumë sesa ata që kryenin marrëdhënie më pak. Seksi gjithashtu ndikon në lumturinë e marrëdhënies tuaj.

Megjithëse nuk ka një formulë magjike për lumturinë seksuale të çifteve, një studim i vitit 2017 i botuar në Arkivat e Sjelljes Seksual tregon se një ideal të sasisë së seksit që duhet të bëj një çift akoma nuk ekziston.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera