Ekonomi

Ja sa është pasuria e drejtorit të Bordit të AKP-së

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 12 April 2018

Drejtori i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Skënder Komoni po del të ketë kogja pasuri. Ka shtëpi, truall e banesë. Të gjitha këto në vlerë të mijëra eurove.

Vetëm shtëpia e Komonit është në vlerë prej 300 mijë eurove, trualli i trashëguar kap shumën prej 180 mijë eurove, ndërsa banesën të cilën thotë ta ketë blerë me kursime e kredi ka një kosto prej 43 mijë e 400 euro, shkruan Infokusi.com.

E gjithë kjo sipas raportit për deklarimin e pasurisë që ka publikuar Agjencia Kundër Korrupsionit.

-Advertisement-

Drejtori i AKP-së, ka edhe një veturë të tipit BMW në vlerë prej 16 mijë eurove.

Në bazë të deklarimit të pasurisë, ai ka edhe para të kursyera në Bankë. 4 mijë e 456 euro në emër të tij, ndërsa 194 euro në emër të bashkëshortes. Deri në dhjetor të 2017-ës, kishte edhe kredi në shumë prej 25 mijë eurove, por që thotë se e ka shlyer në dhjetor të vitit të kaluar.

Edhe të hyrat vjetore e Drejtorit të Bordit AKP-së del të jenë kogja të larta. Vetëm për një vit si kompensim si anëtar i Bordit të AKP-së, ai merr 35 mijë e 294 euro.

Ndërsa, të hyrat vjetore të bashkëshortes së tij janë 5 mijë e 45o euro si punonjëse në Bankë, 1 mijë e 500 euro si deponime nga familja dhe 3 mijë e 600 euro pagë në një kompani tjetër.

Ndërsa të hyrat e prindërve të tij kapin një shumë prej 6 mijë e 779 euro./Infokusi

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy