Lifestyle

Ja pse tradhëtojnë femrat

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 24 January 2020

Anketimi i fundit, i kryer nga Illicit Encounters, ka vëzhguar ndikimin që prindërit e kanë mbi vendimet e një personi për të tradhëtuar partnerin e vet.

Sajti ka mbi 100,000 përdorues në Britani të Madhe qe nga viti 2004, dhe i ka anketuar 1,000 klientë të tyre (50 për qind meshkuj, 50 për qind femra) rreth faktorëve që kanë ndikim në vendimin e tyre për të tradhëtuar.

Ata kanë zbuluar se 71 për qind e femrave që kanë tradhëtuar, kishin pasur nëna të cilat gjithashtu kanë tradhëtuar.

-Advertisement-

Në krahasim me këtë, vetëm 45 për qind e meshkujve të cilët kanë tradhtuar ishin të bijtë e baballarëve tradhëtarë.

Në kushtet e ndikimit të prindërve për aferat e tyre, 66 për qind e të anketuarve femra kanë thënë se janë ndjerë sikur kanë ‘leje’ për të tradhtuar sepse të njëjtën gjë e kishin bërë edhe nënat e tyre.

Në kontrast, 86 për qind e meshkujve kishin thënë se do ta ndalnin një aferë nëse babai i tyre do ta kuptonte dhe do t’ju kërkonte ta ndalnin atë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera