Sport

Ja në cilin shtet do të zhvillohet rimeçi në mes të Joshua dhe Klitschko (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 29 June 2017

Një rimeç i mundshëm në mes të Anthony Joshua dhe boksierit ukrainas Wladimir Klitshcko nuk pritet të zhvillohet më në kryeqytetin britanik Londër.

Sipas “Daily Mail” ky super duel pritet të zhvillohet në SHBA, e saktësisht në  Las Vegas transmeton Gazeta Blic.

Promoteri i Anthony Joshua,  Eddie Hearn, ka thënë që Las Vegas është vendi ku pritet të boksojnë përsëri dy boksierët më të famshëm që ka bota sot.

-Advertisement-

‘Anthony Joshua është kampion botëror i peshave të rënda – ai nuk është kampioni britanik i peshave të rënda. Ai dëshiron të thyejë kufij dhe të boksojë jashtë Britanisë së Madhe” tha Hearn.

Kujtojmë që ende nuk është bërë e ditur data se kur do të zhvillohet ky duel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera