Ja cilat janë gjobat më të larta në botë
Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 24 January 2019
Varësisht nga shteti dhe vendi, gjobat që qëndrojnë për mos-zbatimin e rregullave të shpejtësisë variojnë për nga çmimi.
Këto gjoba janë në proporcion me atë se çfarë lloj makine ju posedoni kur të gjobiteni – në rast se keni Ferrari, atëherë gjoba juaj mund të jetë enorme.
Sidoqoftë, Car Buzz ka arritur të përmbledhë disa nga gjobat më të larta të shqiptuara ndonjëherë, duke ndarë njëkohësisht me lexuesit edhe llojin e makinës, çmimin, si dhe shpejtësinë në të cilën ka qenë duke u vozitur makina.
Shofer britanik, BMW – 4,000+ dollarë
Në vitin 2006, BBC raportoi për shqiptim gjobe ndaj biznesmenit Ronald Klos që voziti në 250 km/h në BMW-në e tij ndërsa fliste në telefonin e tij. Policia e gjobiti atë me një shumë prej 4,000 dollarësh.
Motoçiklist kanadez – 12.000 dollarë
Kanadaja ka tendencë të ketë gjoba mjaft të larta për tejkalimin e shpejtësisë dhe gjobat prej 1.000 dollarë nuk janë gjë e rrallë.
Në vitin 2010, një entuziast motorik nga i njëjti vend u gjobit me një shumë prej 12,000 dollarë, si rezultat i shpejtësisë së madhe, si dhe mungesës patent shoferit.
Turisti nga Dubai – 47.000 $
Një turist britanik që vizitonte Dubai u dënua prej 47,000 dollarësh pas marrjes me qira të një Lamborghini. Në 2010, ai arriti 240 km/h në rrugën Sheikh Zayed.
Finlandez – 217.000 dollarë
Mund të themi me siguri se Finlanda nuk është shtëpia ideale për entuziastët e makinave. Një nga burrat më të pasur në Finlandë dhe trashëgimtari 27-vjeçar i një perandorie të paketimit të mishit, u kap duke vozitur 80 km/h në një zonë të lejuar për vozitje në 40 km/h në 2004 dhe u dënua me gjobë prej 217,000 dollarë.
Shofer suedez i makinës Mercedes – 1,000,000 dollarë
Suedezi 37-vjeçar kishte marrë Mercedes-in e tij të ri Mercedes SLS AMG në Gjermani dhe po e ngiste atë në Suedi, kur u kap në radar nga kamerat me shpejtësi më shumë se 200 km / h.
Si pasojë, ai u gjobit me 789,568 euro, e cila në atë kohë arrinte shifrën afër 1 milion dollarë.
Të tjera
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...