Lajme

Ja çfarë i bën televizioni i pushtetit gazetares së N1 që sfidonte Vuçiqin me pyetje

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 05 January 2023

Regjimi i Aleksander Vuçiqit po konsiderohet që është bërë edhe më i ashpër dhe më armiqësor se ai i Sllobodan Millosheviqit në raport me mediat dhe lirinë e shtypit. Vuçiq ka futur nën kontrollin e tij një numër të madh televizionesh dhe gazetash në Serbi, ndërkohë të pakta janë mediat që e kritikojnë.

Një nga mediat e pavarura dhe kritike ndaj pushtetit në Serbi është edhe televizioni N1. Derisa gazetarja e këtij televizioni Sanja Sovrilovic sfidonte me pyetje Aleksander Vucicin në konferencën e djeshme për media ka ndodhur diçka e paprecedentë.

Kamera e teleivizonit pro-pushtetit “Pink Tv” ka spiunuar telefonin e Sovrilovic e cila lexonte një pjesë të tekstit derisa e bënte pyetjen.

-Advertisement-

N1 ka shkruar se diçka e tillë s’ka ndodhur asnjëherë më parë.

“Një veprim i tillë për të cenuar privatësinë s’ka ndodur kurrë më parë në një konferencë për media në Presidencë apo në Qeverinë e Serbisë”, shkruan N1.

VIDEO

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera