Lajme

“Iu luta mos e qëlloni babanë tim, ishte ferr”, Osmani rrëfen si ishte kërcënuar me kallashnikov nga një ushtar serb

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 11 February 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Beogradi po vazhdon të nxisë tensionet në rajon, në bashkëpunim me grupin Wagner të Rusisë.

Osmani paralajmëroi se mercenarët nga grupi famëkeq Wagner i Rusisë po punojnë me paramilitarët serbë për të futur armë dhe uniforma ushtarake në Kosovë.

Sipas Osmanit, synimi është “pikërisht” i njëjtë me atë të përdorur nga Vladimir Putin në Krime nëntë vjet më parë.

-Advertisement-

“Ata sjellin armë dhe uniforma, por formalisht nuk janë pjesë e ushtrisë serbe. Serbia dëshiron të arrijë qëllimet e saj pa u quajtur operacion ushtarak”, tha Osmani për mediumin britanik The Telegraph.

Në këtë intervistë Osmani ka rrëfyer për përvojën e hidhur personale  nga lufta e fundit në Kosovë.

Teksa si 16-vjeçare u detyrua të largohej nga Mitrovica në vitin 1999, presidentja ka rrëfyer se si një ushtar serb ia kishte futur në gojë tytën e armës AK-47.

“Unë iu luta atyre që të mos qëllonin babanë tim. Ushtari po përpiqej të më mbyllte gojën. Ishte ferr. Mijëra prej nesh u detyruam të shkonim në këmbë për në Shqipëri. Njerëzit u përdhunuan dhe u vranë”, tha Osmani në këtë intervistë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera