Sport

Ismet Munishi: Kosova A të luajë kundër formacionit më të mirë të Superligës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 18 December 2018

Ismet Munishi është njëri ndër promotorët më të mirë të futbollit vendor, derisa ai ka qenë zë kritik i vazhdueshëm në lidhje me mos thirrjen e futbollistëve nga Superliga e Kosovës në Përfaqësuesen A.

Tekniku i njohur kosovar ka dhënë një propozim të veçantë duke kërkuar një ndeshje revyale ndërmjet Përfaqësueses A të Kosovës dhe formacionit më të mirë nga Superliga e Kosovës që do përzgjidhej nga gazetarët sportiv.

“Futbolli i Kosovës është duke u getoizuar vazhdimisht nga Përfaqësuesja A e Kosovës. Unë i heç kapelën selektorit nëse i fton dy apo tre futbollistë nga Superliga e Kosovës që ka mundësi. Nëse mendojnë që nuk ka mundësi, le ta bëjnë ata reprezentacionin, e bëjnë edhe gazetarët reprezentacionin e djemve në Superligë dhe e shohim një përballje. Unë e kam kërkuar moti këtë përballje. Lojtarët e ligës së Kosovës meritojnë më shumë rrespekt, sepse liga e Kosovës, sidomos në dy vitet e fundit ka shumë ngritje dhe shumë përmisime”, deklaroi Munishi në emisionin “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini”.

-Advertisement-

Munishi gjithashtu ka thurur lavde për selektorët e moshave të reja të Kosovës që kanë arritur me sukses të inkorporojnë futbollistë që luajnë në ligën e Kosovës dhe kanë patur mjaft sukses.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera