Lajme

Ish-ushtari i UÇK-së, Musa Munishi në rrezik për jetë, familjarët kërkojnë ndihmë

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 10 September 2026

Ish-ushtari dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Musa Munishi, po përballet me një gjendje shumë të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Infokus.

Atij i nevojitet trajtim urgjent kirurgjikal, ndërsa familja po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta përballuar këtë betejë.

Më poshtë po e publikojmë të plotë apelin e familjarëve të tij:

-Advertisement-

APEL URGJENT PËR NDIHMË FINANCIARE

Të dashur familjarë, miq, bashkatdhetarë dhe ju njerëz me zemër të madhe,

Sot po ju drejtohemi me një lutje të sinqertë për Musë Munishin luftëtarin dhe invalidin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili po përballet me një gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë për trajtim urgjent kirurgjikal.

Sipas raporteve mjekësore, Musa ka nevojë për një ndërhyrje të specializuar dhe urgjente. Kostoja e trajtimit është 69,800 €, një shumë jashtë mundësive të familjes së tij.
Në këto momente të vështira, çdo ndihmë është shpresë.

Nuk ka rëndësi sa është kontributi – 5€, 10€, 20€ apo më shumë. Çdo euro mund të bëjë një ndryshim të madh dhe ta ndihmojë Musën të marrë trajtimin e nevojshëm.

Ju lutemi, nëse keni mundësi, ndihmojeni Musën dhe shpërndajeni këtë apel, që të arrijë tek sa më shumë njerëz.

Sot mund të jetë një familje tjetër që ka nevojë për ne. Nesër mund të jemi ne.

PËR NDIHMË FINANCIARE

Xhirollogaria: Erblin Munishi

RAIFFEISEN BANK

1501110005217605

Numri i kontaktit:

045 885 159

Çdo kontribut, sado i vogël, është shumë i vlefshëm.

Faleminderit nga zemra për çdo ndihmë, çdo shpërndarje dhe çdo lutje për Musën.

Zoti jua shpërbleftë çdo të mirë dhe ju dhëntë shëndet e bekime.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy