Lajme

Ish-presidenti Meta: Shmangni provokimet në Kosovë, vendosja e reciproritetit e drejtë e çdo vendi sovran

Autori: Gazeta inFokus 22:46 | 31 July 2022

sh-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dënuar ashpër sulmin ndaj forcave të sigurisë së Kosovës në veri.

Meta shkruan në Facebook se mbështet integritetin territorial të Kosovës, ndërsa bën thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi në veri të Kosovës.

Sipas tij vendosja e reciproritetit është e drejtë e çdo shteti sovran.

-Advertisement-

Postimi i Metës:

Mbështet plotësisht vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës për vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin dhe dënoj me forcë çdo sulm ndaj Policisë dhe forcave të sigurisë në ushtrimin e misionit dhe detyrës së tyre ligjore dhe kushtetuese.

Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon, duke theksuar se vendosja e reciprocitetit është e drejtë e çdo shteti sovran.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera