Lajme

Ish-kryeministri i Britanisë mbërrin në Poloni me donacione të Kryqit të Kuq

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 20 March 2022

Pas disa ditësh udhëtimi, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka mbërritur në Poloni për të ofruar donacione për refugjatët ukrainas.

Ai e bëri udhëtimin prej 1600 kilometrash, duke sjellë veshje, shtrat, pelena dhe komplete të ndihmës së parë të mbledhura nga projekti ushqimor i Oxfordshire, Chippy Larder.

Në një video në llogarinë e tij në Twitter, ai qëndronte në një depo të Kryqit të Kuq ku janë dorëzuar mallrat e dhuruara, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv.

-Advertisement-

“Është shumë ftohtë dhe ne jemi shumë të dëshpëruar, por gjithsesi ishte mirë të bëmë udhëtimin dhe mirë të dimë se ne po përpiqemi të bëjmë diçka për refugjatët që po vuajnë kaq shumë”, tha Cameron.

“Unë vozita për një pjesë të rrugës dhe udhëtimi kishte ecur pa probleme, përveç një gome të shfryrë që mori shumë kohë për t’u ndërruar”, shtoi ish-kryeministri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera