Rozë

Ish-konkurrenti i “Big Brother” reagon pas rrahjes së Cllevios me Noizyn, e lidh me Stresin

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 08 June 2022

Një shpërthim me eksploziv është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, ndërsa u bë e ditur se eksplozivi është vënë në lokalin në plazh në pronësi të reperit, Rigels Rajku apo i njohur ndryshe si Noizy.

Ndërsa para dy ditësh, Noizy u përfshi në sherr me reperin, Kleviol Ahmetin i njohur me nofkën “Cllevio Serbiano”, shkruan Express.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe ish-fituesi i “Big Brother Albania”, Anaid Kaloti i cili njihet si një mik i ngushtë i reperit, Cllevio.

-Advertisement-

Anadia ka publikuar në rrjetin social “Instagram”, një intervistë të para dy muajsh të reperit, Arkimed Lushaj, ku ish-fituesi e pyet atë: “A do të ketë sherre rruge?”.

“Po do të ketë”, thotë Stresi.

Më pas, Anaidi publikon video të rrahjes së Cllevios, dhe më pas disa fotografi të Cllevios, ku dëgjohen këngët e këtij të fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera