Lajme

Ish-Këshilltari i Thaçit, Shukri Buja dënohet me 2 vjet burgim për keqpërdorim detyre

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 18 September 2020

Me dy vjet burgim është dënuar ish-Këshilltari i Presidentit të Kosovës dhe ish-Kryetari i Lipjanit Shukri Buja.

Kjo për veprën keqpërdorim i detyrës, shkruan Gazeta Infokus.

Bashkë me të veç me 6 muaj burg është dënuar edhe Alit Gashi, dënimi i të cilit mund të zëvendësohet me 2 mijë euro gjobë.

-Advertisement-

Njëjtë janë dënuar edhe Bajram Rizani dhe Edmond Rexhepi.
Hasim Vishesella është dënuar me 5 muaj burg e Driton Avdiu, Fahri Retkoceri, Magbule Sadiku dhe Burim Kodra janë liruar nga akuza, shkruan Gazeta Infokus.
Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra.

Buja ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Prishtinës e ishte dënuar me 3 vite burg, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas aktakuzës Buja duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ka përfituar dhuratë ose përfitim tjetër, në mënyrë që me dashje direkte ka ushtruar ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personave zyrtarë, tash të pandehurve, Bajram Rizani, drejtor në Drejtorinë e Inspeksionit në Lipjan, për të mos penguar të pandehurin tjetër Fahri Ratkocerin në ndërtimin e objektit për banim kolektiv në vendin ku ishte fabrika e letrës në Lipja, pa u pajisur me leje urbanistike e ndërtimi dhe dokumente të tjera të nevojshme.

Buja akuzohet edhe për ndikim tek personat zyrtar, Hasim Vishesella, shef i sektorit në Drejtorinë e Planifikimit dhe Urbanizmit në Liojan dhe Edmond Rexhepi, drejtor për Planifikim dhe Urbanizëm në këtë komunë, që sipas aktakuzës i ka shtytur në dnryshim parcial të planit zhvillimor urban të Lipjanit, duke lëshuar leje urbane e më pas edhe për ndërtim.

Buja akuzohet se ka pranuar ryshfet pagesën e bërë nga Fahri Retkoceri duke i riparuar automjetin zyrtar “Mercedes ML”, në shfrytëzim të tij e në pronësi të komunës së Lipjanit, shkruan Gazeta Infokus.
Me çka dhe u akuzua nga prokuroria për veprat penale të kryera në vazhdimësi: keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar, marrje e ryshfetit dhe ushtrim i ndikimit.Por, disa të akuzuar kanë pëfiituar nga parashkrimi i katër pikave të para të aktakuzës meqë veprat pretendohet se janë kryer në vitin 2008 ndërsa aktvendimi për fillim të hetimeve ishte marrë në vitin 2015./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera