Lajme

Ish kandidati i PDK-së me thirrje për Hamzën: Votojani presidentin le të kalojë ligji për Specialen, partia do ju mirëkuptojë

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 06 October 2026

Ish-kandidati i PDK-së, Shahin Dervishaj, i është drejtuar Bedri Hamzës me një thirrje për reflektim pas paraqitjes së fundit të Albin Kurtit, shkruan Gazeta Infokus.

Dervishaj, duke u deklaruar si votues i PDK-së, ka kërkuar mirëkuptim nga deputetët e kësaj partie. Ai ka vlerësuar se një marrëveshje eventuale mes VV-së dhe LDK-së do ta linte PDK-në pa asnjë përfitim.

“Nuk jam ai që mund t’i mbajë mësim PDK-së, por si votues i PDK-së mendoj që duhet të reflektosh pas paraqitjes së fundit të Albin Kurtit”, ka shkruar Dervishaj.
Sipas tij, PDK-ja tani ka së paku postin e kryetarit të Kuvendit dhe mundësinë për kalimin e ligjit të shumëpritur për Dhomat e Specializuara.

-Advertisement-

“Nëse do të kishin pasur marrëveshje VV-ja dhe LDK-ja, edhe ashtu nuk do të kishe pasur asgjë. Tani e ke së paku Kryetarin e Kuvendit dhe ligjin e shumëpritur për Dhomat e Specializuara. Ju lutem, deputetët e PDK-së të kenë mirëkuptim”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy