Lajme

Ish-drejtori i MPJ-së: Më degraduan sepse nuk pranova ta dëmtoj buxhetin e shtetit

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 11 January 2023

Degradimet e zyrtareve brenda Ministrive me nderrimin e pushteteve, erdhen edhe ne Ministrine e Puneve te Jashtme dhe Diaspores.

Ish-drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Agron Maloku  pavarësisht se zyrtarisht ishte ende në detyrë deri në shtatorin e vitit 2022, në një lidhje direkte për KIKS Kosovën tha se ai nuk e di nëse në të vërtetë veturat janë blerë ose jo sepse Ministria nuk e kishte informuar për asnjë zhvillim brenda saj.

Përvec zbulimit të skandalit të vjedhjes së librit hyrje-dalje brenda Ministrisë, KIKS Kosova ka  hulumtuar edhe për blerjen e disa veturave zyrtare, te cilat sipas vendimeve qeveritare ishin të ndaluara të blihen.

-Advertisement-

Maloku për KIKS-in shtoi se u degradua në detyrë vetëm për shkak që nuk pranoi që të nënshkruante dokumentin për blerjen e këtyre veturave, të cilat nuk ishin të nevojshme.

Ai tutje deklaroi se Ragip Zejnullahu nënshkroi dokumentin i cili lejonte blerjen e atyre veturave dhe në këtë mënyrë ai fitoi pozitën e Malokut.

Tutje ai tha se kolegu në fjalë nuk e kishte përvojën e duhur diplomatike për atë pozitë, pervojë të cilën Maloku e kishte 14 vjecare.

“Sipas të gjitha ligjeve personat që mund të kalojnë në këtë pozitë duhet të kenë përvojë diplomatike dhe një gjë e tillë mungoi tek kolegu Zejnullahu”, tha ai për KIKS Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera