Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku aderon në Nismën e Fatmir Limajt
Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 04 May 2024
Ish-deputetja e PDK’së, Xhevahire Izmaku sot zyrtarizoi aderimin në Nismën e Fatmir Limajt.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se sot këtij subjekti po i bashkohet një grua, proferoreshë e Universitetit, një poete, anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe aktiviste e hershme, humaniste, Xhevahire Izmaku.
“Kemi një lajm të jashtëzakonshëm, sot për NISMËN për aktivistët tanë, dashamirët e miqtë e NISMA, sot NISM-ës po i bashkohet një grua, proferoreshë e Universitëtit, një poete, anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe aktiviste e hershme, humaniste, Xhevahire Izmaku. Unë kam pas fatin që të punoj shumë me këtë zonjë të nderuar sidomos në paralment e qeveri. Fal saj në një kohë kur patëm nisur rindëritmin e Kosovës me maininë për ta nxjerru Kosovën nga balata, profesoresha e ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm si detyrë që e ka pasur edhe në zonën e Vushtrrisë dhe Mitrovicës gjatë vitetve 2008-2010”, ka thënë Limaj, raporton Ekonomia Online.
Ai ka shtuar se nuk e kanë ndryshuar pasionin për “ndërtimin e vendit dhe se e ruajnë fuqishëm atë ide për ta shtyer më tutje”.
“Ne jemi me pasion, me ideale e ëndërra për ta ndërtuar e zhvilluar vendin tonë. Nuk e kemi ndryshuar pasionin tonë për ndërtimin e vendit. Ne ruajmë fuqishëm atë ide për ta shtyer më tutje sepse ne besojmë që Kosova duhet të ketë njerëzit e vetë profesionalisht të përgatitur me përvojë dhe që e duan vendin e tyre”, ka thënë ai.
Ndërsa e sapoaderuara në NISMA Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë se po e rifillon aktivitetin e saj politk aty ku e ka lënë dhe e ka filluar para 25 vitesh.
“Unë po ndihem shumë e vlerësuar, unë vetëm po e rifilloj aktivitetin tim politk aty ku e kam lënë dhe e kam filluar para 25 vitesh. Ne ishim bahskë në nismat politike, në organizmiet politike që kishte të bëntë me një koncept politik që lidh një ADN të përbashkët me të cilën sot po e vazhdoj aktivitetin politk. Do ta përdor energjin time, energjinë e akumuluar dhe potencilann pforesionl dhe politk që kam për ta fuqizuar NISME Socialdemokrate. Politika Socialdemokrate kanë qenë edhe angazhimi im si deputete”, ka thënë ajo.
Izmaku ka shtuar se energjia e saj përputhet komplet me energjinë e Limajt.
“Veçanëarisht te Limaj e shohe ADN-ën e vërtetë të konceptit politk si trashëgimi të luftës çlirimtare, ky është qëllimi kryesor që unë edhe energjia ime përputhet komplet me energjinë e Limaj”, ka thënë Izmaku.
Të tjera
-
I dyshuari për atenat ndaj kryeministrit sllovak del para gjykatës
Personi i akuzuar për tentim-vrasje të kryeministrit sllovak, Robert Fico, ka...
-
Komuna e vogël në Filipine dyshon që kryetaren e kanë spiune kineze – ja pse
Qyteti i Bambanit në periferi të Manilas në Filipine është trazuar meqë po dy...
-
Vlora Çitaku e bindur: Zgjedhjet më së largu në korrik
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku...
-
Eurodeputeti holandez pasi Kosova nuk u fut në agjendë për KiE: Shtetet anëtare iu përkulën Serbisë
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur me mos-përfshi...
-
“Po bëjmë përpjekje që rruga të hapet” – Durmishi flet për bllokimin e rrugës Klinë – Gjakovë
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se janë duke bë...
-
Hovenier takohet me ushtarët amerikanë të dislokuar në Kosovë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është takua...
-
Çitaku: Mos anëtarësimi në KiE kronikë e një dështimi të paralajmëruar
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitak...
-
500 euro gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj
Të premten, Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar dy...
-
Presidentja Osmani në bashkëbisedim me ish-sekretaren Clinton: Falënderova atë peronalisht dhe Presidentin Clinton
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar sot se ka zhvilluar një bash...
-
Llapi – Ballkani, ndeshja e ‘nxehtë’ për titullin kampion në Superligën e Kosovës në futboll
Xhiroja e parafundit e Superligës së Kosovës në futboll do të sjellë një përb...
-
Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland
Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë rritur nive...
-
Armend Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje
Deputeti nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja ka deklarua...