Lajme

Ish deputeti Murrizi: Altin Dumani përzuri Vlora Hysenin nga zyra

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 25 September 2026

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka bërë deklarata lidhur me ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni dhe raportin e saj me ish-kreun e SPAK, Altin Dumani.

Në Top Story, Murrizi pretendon se ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, e ka nxjerrë nga zyra në qershor të vitit 2025, ndërsa sipas tij ajo pinte shpesh kafe me të.

“Deri në qershor 2025, çdo të hënë pinte kafe me Dumanin, deri sa e përzuri Dumani”, tha Murrizi.

-Advertisement-

Pjesë nga diskutimi në studio:

Arjon Sulo: Në Kosovë ajo është shkarkuar si person i ngarkuar në detyrë për SHIK dhe për rrjedhje informacioni me shtetas amerikanë. Ka ardhur 2 vjet këshilltare dhe e kanë bërë kryetare të SHISH. Ajo ka letrat, ka përgjuar gjithë dynjanë.

Alban Dudushi: Jemi tek pretendimi i prokurorisë, që kjo zonja ka shitur të dhëna sensitive të shtetit shqiptar…

Myslim Murrizi: Deri në qershor 2025, çdo të hënë pinte kafe me Dumanin, deri sa e përzuri Dumani.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy