Fun & Video

Ish-bashkëshortja u gjet e pajetë në shtëpi, reperi i njohur prek me dedikimin e tij

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 19 November 2018

Para disa ditësh aktorja dhe modelja Kim Porter i ka shokuar të gjithë kur u gjet e pa jetë në shtëpinë e saj. 47 vjjeçare po merrte mjekime për pneumoninë por është ende e paqartë shkaku i vdekjes.

Ditën e djshme aktores i është dhënë lamtumira e fundit, por siç duket reperi Diddy që është dhe ish burri i saj nuk po mësohet dot me këtë ide.

Meqenëse një pjesë të jetës e kanë kaluar së bashku, ai ka zgjedhur momentet më pikante dhe i ka publikuar në ‘Instagram’ së bashku me një dedikim.
“Tre ditët e fundit jam përpjekur të zgjohem nga ky makth. Por nuk kam mundur. Nuk e di se çfarë do të bëj pa ty zemër. Më mungon kaq shumë. Sot do të bëj nderime për ty, do të përpiqem të gjej fjalët për të shpjeguar marrëdhënien tonë të pashpjegueshme. Ishim më shumë se miq të ngushtë, ishim më shumë sesa shpirtra binjakë. Ishim një dreq gjëje tjetër!”, shkruan reperi.

-Advertisement-

Gjithashtu reperi ka publikuar në Instagramin e tij një video me fotot e aktores në kohën kur ato ishin bashkë, duke kujtuar momentet më të bukura të tyre.https://www.instagram.com/p/BqWRiILHjET/?utm_source=ig_web_copy_link

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera