Lajme

Ish-ambasadori Peci: Fanari i fashizmit i ndezur nga Millosheviqi vazhdon të ndriçojë në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 01 August 2022

Ish ambasadori i Kosovës në Finlandë e më vonë edhe në Serbi si shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës, Lulzim Peci, tani drejtor i institutit KIPRED, deklaroi se në Serbi ende ndriçon fanari i fashizmit i ndezur nga Slobodan Millosheviqi.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, në mënyrë metaforike, Peci tha se ai fanar, asnjëherë nuk është shuar, ndonëse herë ndriçon më pak e herë më shumë.

Duke shkruar në llogarinë e tij në Facebook, ish diplomati kosovar u shpreh se Serbia është vendi i vetëm në rajon në të cilin ministrat, deputetet dhe mediat, i adresojnë kombet e tjera, dhe atë posaçërisht shqiptarët me shprehje pezhorative.

-Advertisement-

Ai deklaroi se këtë, duke i quajtur popujt e tjerë me terme fyese, asnjëherë nuk e ka bërë publikisht në Kosovë ndonjë politikan i thjeshtë, e lëre ndonjë shef apo anëtar i Qeverisë.

Ndër të tjera, Peci përmend edhe rastin e ish-emisarit amerikan, Richard Grenell, pasi ky i fundit i quajti të njëanshme vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me Serbinë. Madje, ai edhe kryeministrin Albin Kurti e cilësoi si “fashist me përvojë”.

“Grenelli ka gabuar rëndë me cilësimin e tij që ia beri Kryeministrit Kurti, dhe ky është një ofendim kolektiv për të gjithë ne, pavarësisht se sa pajtohemi apo nuk pajtohemi me politikat e tij (Kurtit v.j)”, tha Peci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera