Irani përjashtohet nga komisioni i OKB-së për të drejtat e grave
Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 14 December 2022
Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara e kanë hequr Iranin nga një grup kyç i OKB-së për të drejtat e grave disa muaj pasi u bashkua me të. Kjo vjen ndërsa Irani përballet nga një valë protestash të vazhdueshme shkaktuar nga vdekja e një vajze të re në paraburgim që u arrestua se e mbante hixhabin “në mënyrë të pahijshme”.
Njëzet e nëntë anëtarë të Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB-së votuan të mërkurën në favor të një rezolute të propozuar nga Shtetet e Bashkuara për të “hequr me efekt të menjëhershëm Republikën Islamike të Iranit nga Komisioni për Statusin e Grave për pjesën e mbetur të tij 2022-2026.”
Tetë shtete anëtare votuan kundër rezolutës dhe 16 abstenuan. Duke iu drejtuar këshillit të mërkurën, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield u shpreh se “gratë dhe aktivistët kanë bërë apel tek ne, Kombet e Bashkuara, për mbështetje”, raporton CNN.
“Ata na e bënë kërkesën e tyre me zë të lartë dhe të qartë: largoni Iranin nga Komisioni për Statusin e Grave. Arsyeja është e qartë. Komisioni është organi kryesor i OKB-së për promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave. Ajo nuk mund të bëjë punën e saj të rëndësishme nëse është duke u minuar nga brenda.
Anëtarësimi i Iranit në këtë moment është një njollë e shëmtuar në besueshmërinë e Komisionit,” shtoi Thomas-Greenfield. Irani e dënoi rezolutën e SHBA-së, duke e quajtur atë një “kërkesë të paligjshme” dhe tha se ajo dobëson sundimin e ligjit në Kombet e Bashkuara.
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir Saeed Irvani, tha se rezoluta për të hequr Iranin ishte ndërtuar mbi “pretendime të pabaza dhe argumente të sajuara duke përdorur narrativa të rreme”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA të mërkurën.
Irani sapo kishte filluar mandatin e tij katërvjeçar në Komisionin 45 anëtarësh për Statusin e Grave – i cili u krijua për të mbrojtur barazinë gjinore globalisht – pasi u zgjodh në këtë organ në prill.Në muajt e fundit, vendi është kapluar nga protesta masive të shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila vdiq pasi u ndalua në Teheran nga një njësi policore që zbaton kode të rrepta veshjeje për gratë. /abcnews.al
Të tjera
-
Haxhiu për agjendën e VV’së: Shah e ping-pong me Deharin
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të agjendës së Lëv...
-
Bëri shqiponjën në Beograd, policia e Daçiqit e arreston shtetasin e Zvicrës
Një shtetas i Zvicrës është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi që siç rapo...
-
Ben-Meir: BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin
Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben-Meir thotë se B...
-
Mbi 100 organizata të shoqërisë civile nga Ballkani i kërkojnë BE-së përfshirjen e Kosovës në iniciativën ECMI
Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN), anëtare e së c...
-
Gerxhaliu: Me investimet direkte nga BE, SHBA dhe Kina “Serbia e madhe ekonomike” po bëhet realitet!
Se nuk ka aleanca strategjike por vetëm alenca ...
-
Gara presidenciale amerikane, Trump premton ditën e çlirimit, Harris u shkruan shqiptarëve
Tashmë numërimi mbrapsh ka filluar… kanë mbetur vetëm 2 ditë përpara se Ameri...
-
Ministria e Drejtësisë: Për herë të parë secila komunë do të ketë së paku nga një noter
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se gjatë këtij mandati është trefishuar nu...
-
Arrestohet një person te pikëkalimi i Dheut të Bardhë, raportohet se ua ofroi zyrtarëve policorë 20 euro ryshfet
Arrestohet një person te pikëkalimi i Dheut të Bardhë, raportohet se ua ofroi...
-
54 aksidente për një ditë në Kosovë, shqiptohen rreth 1800 gjoba trafiku
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 1 mijë e 764 gjoba trafiku....
-
“Për mijëra qytetarë të pasivizuar”: Shqiptarët e Luginës protestojnë sot në Medvegjë
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, pritet të protestojnë sot, në Medvegjë. ...
-
Aksident i rëndë në Fier, vdẹs një 21-vjeçar
Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e së shtunës në, në aksin rrugor “Fier-V...
-
Kush kryeson në sondazhe, Trump apo Harris?
Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris ka pasur një epërsi të vogë...