Kamala Harris: Do të vazhdojmë mbështetjen për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 03 November 2024
Kandidatja demokrate për zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA, Kamala Harris, u është drejtuar me një letër të hapur komunitetit shqiptaro amerikan, ku ndër të tjera ajo vlerëson lidhjet e fuqishme të shqiptarëve me SHBA. Në letër ajo thekson ndihmën amerikane edhe për Pavarësinë e Kosovës dhe mbështetjen që do të vazhdojë ta japë, në qoftë se ajo do të jetë në Shtëpinë e Bardhë, pas zgjedhjeve të 5 nëntorit.
“Amerikanët shqiptarë kanë bërë kontribute të çmuara për kombin tonë për gjenerata të tëra, duke treguar një angazhim të thellë ndaj familjes, komunitetit dhe përpjekjes për liri. Janë qindra mijëra amerikanë shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe qëndresa e komunitetit shqiptar amerikan vazhdon të na frymëzojë të gjithëve”, nis letrën e saj Kamala Harris.
Ajo vlerëson kontributin e vazhdueshëm të shqiptaro amerikanëve, të cilët thotë se tashmë shqiptarët prej punëtorëve, bizneseve të vogla, kanë arritur në profesione të ndryshme, në mjekësi, në drejtësi, e kudo në shërbime publike.
“Amerikanët shqiptarë kanë kontribuar në mënyrë të thellë në strukturën e kombit tonë, duke pasuruar komunitetet me shpirtin e tyre sipërmarrës, vlerat e forta familjare dhe angazhimin e thellë ndaj edukimit dhe angazhimit qytetar. Nga pronarët e bizneseve të vogla deri te profesionistët në mjekësi, ligj dhe shërbimin publik, amerikanët shqiptarë kanë luajtur një rol kyç në zhvillimin e ekonomive lokale dhe forcimin e strukturës sociale të qyteteve dhe fshatrave në të gjithë vendin.
Që prej më shumë se një shekulli, duke filluar nga Konferenca e Paqes në Paris pas Luftës së Parë Botërore, amerikanët dhe shqiptarët kanë ndarë një lidhje të veçantë. Edhe sot, amerikanët shqiptarë e kujtojnë se ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që u qëndruan pranë në atë moment të rëndësishëm për pavarësinë e Shqipërisë.
Dua të konfirmoj partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shqipëria është një aleat i qëndrueshëm i NATO-s, dhe jam mirënjohës për Shqipërinë për promovimin e stabilitetit në rajon, si dhe për udhëheqjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë muajve pas invazionit të egër të Rusisë në Ukrainë”, ka shkruar Harris.
“Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë udhëhequr aleatët dhe partnerët evropianë për të mbështetur Pavarësinë dhe sovranitetin historik të Republikës së Kosovës dhe vazhdojnë të mbështesin një Kosovë multietnike dhe demokratike, plotësisht të integruar në komunitetin ndërkombëtar.
I kuptoj sfidat unike në vendin tonë, që shumë prej komunitetit shqiptaro amerikan përballen dhe unë angazhohem për politika që e fuqizojnë këtë komunitet, duke përfshirë luftën për një ekonomi me mundësi dhe mbrojtjen e të drejtave civile për të gjithë. Pjesëmarrja e amerikanëve shqiptarë në demokracinë tonë është më e rëndësishme se kurrë. Së bashku mund të formojmë një të ardhme që pasqyron vlerat dhe aspiratat tona të përbashkëta” ka theksuar Kamala Harris.
“Faleminderit për gjithçka që kontribuoni në këtë vend të madh”, përfundon letrën e saj, zëvendëspresidentja amerikane, e cila po pret votën e shtetasve amerikanë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen të martën, me 5 nëntor./RTK/
Të tjera
-
Arrestohet murgesha mafioze në Itali, e përfshirë në grupin kriminal “Ndrangheta”. Ja roli i saj
Një murgeshë, Motra Anna Donelli, është ndër 25 të arrestuarit në një hetim n...
-
“O Zot tërmet!”, momenti kur lëkundjet me magnitudë 7.0 godasin Kaliforninë, videot e frikshme nga banorët
Një tërmet i fuqishëm goditi Kaliforninë Veriore një ditë më parë, ndërsa u l...
-
Haxhiu: Miratimi i Ligjit për Byronë, hap i rëndësishëm në luftimin e korrupsionit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur lajm të mirë miratimin ...
-
Haziri: Funksionarët i ka marrë VV-ja, por LDK-ja i ka kthyer votuesit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se votues...
-
Si mund të ndalohet futja e armatimit në veri?
“Është sekret publik që veriu i Kosovës ka pasur shumë armatim. Ka qenë depo ...
-
Kryeministri Kurti po qëndrkn për vizitë në Sarajevë
Kryeministri Albin Kurti po realizon një vizitë të shkurtër në Bosnjë-Hercego...
-
Seanca e natës për të cilën opozita tha se u thirr pa u përfillur procedurat, krejt çka ndodhi në orët e vona
Kuvendi i Kosovës ka vazhduar punimet në orët e vona të mbrëmjes, me praninë ...
-
Stradner: Serbia përmes narrativës pro-ruse po vepron si një aktor kyç për të nxitur kaos në Ballkan
Sulmi i 29 nëntorit në kanalin e Ibër Lepencit është bërë temë kryesore në me...
-
Mot kryesisht i vranët sot, në mbrëmje më shumë të reshura shiu
Reshjet pritet të pushojnë orëve të para të ditës së premte, megjithëse pasdi...
-
Loja e rrezikshme në TikTok: Nxënësit “Supermen” kërcejnë e lëndojnë veten
Të paktën tre nxënës veç në shkollat e Lipjanit pësuan lëndime, kur tentuan t...
-
Djali i Fadil Fazliut thotë se babai i tij u “kidnapua”, jep detaje
Fahri Fazliu ka treguar detaje rreth arrestimit të babait të tij, Fadil Fazli...
-
Ganimete Musliu bën thirrje për mbylljen e Gjykatës Speciale: Po shkel mbi parimet e drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar...