Lajme

Rama takohet sot me shqiptarët që jetojnë në Selanik

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 03 November 2024

Kryeministri shqiptar Edi Rama, do të takohet sot nga ora 11:00 me orën lokale, me bashkatdhetarët që jetojnë në Selanik të Greqisë.

Takimi do të mbahet në hotelin “Porto Palace”, ndryshe nga ai paraprak që u zhvillua në stadium.

Formati i takimit do të jetë i njëjtë si i takimit të mbajtur së fundmi me emigrantët shqiptarë në New York të ShBA-së, ku do të flasë vetëm kryesocialisti Edi Rama dhe më pas ai do t’i përgjigjet pyetjeve nga të pranishmit.

-Advertisement-

Ky do të jetë takimi i dytë i Ramës me shqiptarët, pas miratimit të ligjit për të drejtën e votës së emigrantëve në zgjedhjet parlamentare, të drejtë që do ta ushtrojnë atje ku jetojnë e punojnë.

Nacionalistët grekë kanë paralajmëruar se po përgatiten për një antimiting, shkruan A2 CNN.

Ai do të udhëhiqet nga kryetari i Partisë Ultranacionaliste Greke, Dimitris Valasidis.

Ndërsa janë bërë gati edhe fletushkat që do të hidhen përpara hotelit ku Rama do të zhvillojë takimin me mbishkrimin “Liri për Vorio Epirin”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera