Lajme

“Për mijëra qytetarë të pasivizuar”: Shqiptarët e Luginës protestojnë sot në Medvegjë

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 03 November 2024

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, pritet të protestojnë sot, në Medvegjë.

Kjo u paralajmërua nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiu.

“Protesta e radhës në Medvegjë, 3 nëntor 2024, ora 13:00, para Stacionit Policor. Për mijëra qytetarë të pasivizuar”, tha ai, raporton KP.

-Advertisement-

“Mblidhemi për të dëshmuar se shqiptarët e Medvegjës nuk do të harrohen dhe se shpopullimi i tyre përmes pasivizimit masiv të adresave nuk do të tolerohet”, theksoi Lutfiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera