Lajme

A kishte biseda Vuçiq-Radoiçiq para Banjskës? Rrëfen ish-aleati i Presidentit serb

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 02 November 2024

Dragan Shormaz, një ish-aleat i presidentit serb, në Klan Kosova është pyetur se a kishte biseda mes Aleksandar Vuçiq dhe Milan Radoiçiq, kriminelin dhe kryesuesin e grupit që kreu agresionin në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Ai ka pohuar se vazhdimisht shfaq informacionet që i ka lidhur me rastin në Banjskë.

“Kam njohuri të plota rreth rastit Banjska, se çka i parapriu kësaj e si erdhi deri te kjo. Askush nuk reagon për fjalët e mia, as Vuçiq, të gjithë heshtin. Këto janë kontaktet e mia nga jashtë, dhe për këtë nuk mund të flas, e as që ka nevojë për një gjë të tillë. Unë nuk mund të jem dëshmitar në gjyq, dhe si politikan I shfaqi informacionet që i kam”, ka thënë Shormaz.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera