Lajme

Intervenim i suksesshëm në QKUK, ndalohet gjakderdhja nga stomaku

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 04 April 2024

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar për intervenimin e dytë të suksesshëm, përkatësisht ndërprerjen e gjakderdhjes masive nga stomaku me metodat më të reja endoskopike.

Kjo procedurë është kryer tek pacientja femër, 73 vjeçare, me inicialet L.S., në Klinikën e Gastroenterologjisë në njësinë e Endoskopisë.

“Gjendja e pacientes është stabile dhe procedura është kryer pa komplikime”, njofton ShSKUK.

-Advertisement-

Intervenimi është kryer me metodën “Ovesco Clip”, e cila sipas njoftimit është “pjesë akcesore endoskopike inovative”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera