Sport

Interi fiton me përmbysje rezultati ndaj Cagliarit

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 13 December 2020

Interi e ka mposhtur Cagliarin në udhëtim me përmbysje rezultati nga 1-0 në 1-3, në duelin e vlefshëm për xhiron e 11-të në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e luajtur në stadiumin ‘Sardegna Arena’, vendasit shënuan të parët me anë të Riccardo Sottil (42’).

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0 për Cagliarin, ndërsa në 45 minutat e dytë Interi përmbysi rezultatin.

-Advertisement-

Për rezultatin 1-1 shënoi Nicolo Barella (77’), ndërsa për shifrat 1-2 realizoi Danilo D’Ambrosio (84’), kurse për rezultatin përfundimtar 1-3 shënoi Romelu Lukaku (90+4).

Pas kësaj fitoreje Interi renditet i dyti me 24 pikë, dy me pak se Milani që kryeson, kurse Cagliari mbetet i 12-ti me 12-të sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera