Inter vendos në pikëpyetje Lukakun, belgu i kushton 46.875 euro në minutë
Autori: Gazeta inFokus
09:54 | 04 November 2022
Romelu Lukaku u rikthye me shumë bujë te Inter në merkaton e verës falë një marrëveshje huazimi me klubin e Chelsea-t. Tifozeria zikaltër ishte tejet entuziaste duke kujtuar sezonin e titullit me belgun që ishte vendimtar në shumë ndeshje. Por, fati e desh që 29-vjeçari të dëmtohej dhe të humbasë pjesën më të madhe të dueleve ndërsa trajneri Simone Inzaghi mund të bashkohet me sulmuesin vetëm në janarin e vitit 2023.
Rendimenti i ulët dhe brishtësia fizike tashmë kanë vendosur në pikëpyetje drejtuesit e Inter që janë në dyshime të mëdha nëse duhet ta transferojnë apo jo Lukakun në verën e ardhshme. Aktualisht, bilanci është kundër sulmuesit teksa Lukaku po rëndon në aspektin financiar. 12 milionë euro pagoi Inter për ta marrë nga Chelsea dhe me minutat e luajtura deri më tani, 249 të tilla në kampionat dhe vetëm 7’ në Champions, Lukaku i kushton zikaltërve plot 46.875 euro në minutë.
Nga ana tjetër një gol dhe një asist në kampionat, si dhe një tjetër realizim në Champions që për më tepër nuk kishte asnjë ndikim në fatin e skuadrës në Europë, bëjnë që Lukaku të humbasë rëndësinë në hierarkinë e skuadrës dhe drejtuesit e Inter tashmë po reflektojnë nëse ia vlen të shpenzojnë për një sulmues që nuk garanton vazhdimësi në aspektin fizik.

T� tjera
-
Iu kërkua dorëheqja për rastin e Arlinda Zekajt, Sveçla i gëzohet arrestimeve të fundit: Vra*sja e grave s’justifikohet
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili refuzoi të jepte dorëheqjen për r...
-
Detaje tronditëse| Ish-vjehrra e Arlindës ishte në dhomë kur ajo po go*ditej me sëpatë, nuk ndërhyri
Nurije Sylaj, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, dyshohet se ka qenë e pranishme n...
-
Kush janë dy personat që sipas Prokurorisë e ndihmuan Albert Sylajn në arrati pasi e vra*u Arlinda Zekajn
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim për zgjerim të hetimeve ...
-
Dy persona në Gjakovë dënohen me nga 3 mijë euro për falsifikimin e mbi 2 mijë votave në zgjedhjet e dhjetorit
Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar A.M dhe D.K, veç e veç me gjobë në s...
-
Vdekjet e punëtorëve në KEK – Prokuroria KONFIRMON: Pesë persona dhe KEK-u dyshohen për rrezikimin e sigurisë në vendin e punës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Gazetën Infokus se kallëz...
-
ATK u vihet pas bizneseve që shesin online, shqipton 24 gjoba
Administrata Tatimore e Kosovës ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që ushtro...
-
Sadiku: VV-ja edhe sot pas 7 vitesh harroi se është në pushtet dhe fajësoi ZRrE-në për problemet në energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pas mbled...
-
Mungesa e masave të sigurisë, inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Pej...
-
Inspektorët e sigurisë në KEK mbesin në këmbë – pa automjete i’u duhet të kontrollojnë 800 hektarë, dokumentet zbulojnë kushtet e rënda të punëtorëve
Jo vetëm punëtorët pa këpucë dhe çizme të reja pune për dy vjet e gjysmë, por...
-
“Nuk do të përfundojë këtu”, paralajmërohen arrestime tjera në rastin e vrasjes së Arlindës
Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë ...
-
Specialja i reklamon kushtet që i “gëzojnë” krerët e UÇK’së të dënuar në Hagë
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka re...
-
Prokuroria e konfirmon ndalimin e katër personave për vrasjen e Arlinda Zekajt: Dy dyshohen për vrasje, dy tjerë dyshohen se ndihmuan
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin edhe të katër pers...

































