Lifestyle

Infermierja i shërben me të brendshme pacientëve me koronavirus, merr masa disiplinore

Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 21 May 2020

Një infermiere e cila punonte në një repart COVID-19 në një spital në Rusi, ka marrë masa disiplinore pasi u shfaq para pacientëve me një veshje mbrojtëse shumë transparente ku i dukeshin edhe të brendshmet.

Fotografia e infermieres u bë virale pasi një nga pacientët e këtij reparti e ka hedhur në rrjetet sociale. Asnjë nga pacientët nuk u ankua për paraqitjen e saj, por shefat e spitalit nuk e konsideruan sjelljen e saj si argëtuese dhe morën masa kundër saj për mosrespektim të kërkesave për veshjet mjekësore.

Infermieja 20-vjeçare u shpreh para shefave të spitalit se është shumë nxehtë për të mbajtur veshur uniformën e infermierevë poshtë veshjes mbrojtëse. Madje ajo u shpreh se nuk e kishte vënë re se veshja ishte kaq transparente.

-Advertisement-

Sipas shefave të spitalit vajza kishte veshur të brendshme poshtë veshjesh mbrojtëse por vajza i kundërshtoi ata duke u shprehur se kishte në kostum noti poshtë fustanit mbrojtës.

Infermierja nuk ka folur publikisht për incidentin dhe detajet e sakta mbi masat disiplinore nuk janë marrë vesh ende.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera