Lajme

Infermieri i Spitalit në Mitrovicë sulmohet nga pesë persona

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 05 December 2022

Një infermierë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, është sulmuar mëngjesin e sotëm nga pesë persona, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje me këtë ka reaguar Spitali i Mitrovicës ku kanë thënë se personat që e kanë sulmuar fizikisht infermierin F.M, kanë qenë në ndikim të alkoolit.

Rasti thuhet se ka ndodhur rreth orës 03:20 të mëngjesit në Shërbimin e Emergjencës.

-Advertisement-

“Në oborrin e Spitalit kanë ardhur 5 qytetar të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe kanë kërkuar nga infermieri që të dal jashtë objektit te Spitalit për ti dhënë shërbim pacientit, ku, infermieri ka refuzuar dhe ka thënë qe pacienti duhet të sillet në repart qe paraprakisht të kontrollohet nga doktori kujdestar. Pas refuzimit te infermierit për të dal jashtë objektit ai është sulmuar fizikisht”, thuhet në reagimin e tyre.

Spitali i Mitrovicës e ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj çdo punëtori shëndetësor./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni reagimin e tyre të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera