Lajme

India nuk e ndal importin e naftës ruse

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 04 May 2022

India, e cila importon më shumë se 85 për qind të naftës së saj, është ndër të paktët blerës të mbetur të naftës së papërpunuar ruse, e cila është një burim kyç i të ardhurave për regjimin e Putinit, po tenton që ta shfrytëzojë situatën që një fuçi naftë ruse ta blejë me më pak se 40 dollarë

Shteti indian po përpiqet të marrë zbritje më të mëdha për naftën ruse, për të kompensuar rrezikun e marrëveshjes me prodhuesin e OPEC+, teksa blerësit nga vendet e tjera po largohen, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Rafineritë shtetërore dhe private indiane, të cilat janë importuesit e tretë më të mëdhenjë të naftës në botë kanë blerë më shumë se 40 milionë fuçi naftë ruse që nga pushtimi i Ukrainës në fund të shkurtit, gjë që është 20 për qind më shumë se eksporti i Rusisë në Indi gjatë gjithë vitit 2021.

-Advertisement-

Përderisa eksporti i naftës ruse në Indi nuk është sanksionuar, shtrëngimi i kufizimeve ndërkombëtare në fusha si sigurimi detar dhe presioni ndaj New Delhit nga ShBA-të, po e bëjnë tregtinë më të vështirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera