Lajme

INDEP mbajti ngjarjen përmbyllëse të projektit SDG Bridge

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 25 Prill 2023

Instituti për Politika Zhvillimore të martën ka mbajtur ngjarjen përmbyllëse të projektit ‘SDG Bridge – – Ura e koordinimit në mes të nivelit lokal dhe qendror për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë’, shkruan Gazeta Infokus.

Para të pranishmëve, Shqipe Krasniqi, Koordinatore e Këshillit Nacional për Zhvillim të Qëndrueshëm, Samira Ajzeri Maloku, Menaxhere e lartë e Portofolios në GIZ Kosova, dhe Burim Ejupi, Drejtor Ekzekutiv në INDEP, mbajtën një fjalë rasti.

“Para mbi 40 pjesëmarrësve nga komunat e Kosovës, institucionet qeveritare dhe agjencitë e pavarura Donikë Beqiri, Koordinatore e projektit prezentoi të gjeturat dhe rekomandimet drejtuar secilit institucion për avancimin e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë”, thuhet në komunikatën e INDEP.

-Advertisement-

Ndërkaq, ngjarja u moderua nga Fiona Bakija, asistente e projektit në INDEP.

Ky aktivitet i Institutit për Politika Zhvillimore u mbështet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) nëpërmjet Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ)./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy