Lajme

Imer Mushkolaj: Një presidente e përgjegjshme, një ministre e Jashtme e përgjegjshme do të duhej ta shkarkonin menjëherë nga detyra ambasadorin Berishaj

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 22 April 2022

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar në lidhje me skandalin, për të cilin njoftuan mediat sllovene, të cilat theksuan se në këtë skandal është i përfshirë edhe Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Mushkolaj me këtë rast theksoi se po të kishte Kosova një presidente të përgjegjshme, një ministre të Jashtme të përgjegjshme, ambasadori Berishaj do të ishte shkarkuar menjëherë nga detyra.

“Një presidente e përgjegjshme, një ministre e Jashtme e përgjegjshme do të duhej ta shkarkonin menjëherë nga detyra ambasadorin Martin Berishaj, deri sa drejtësia t’iu jep përgjigje dyshimeve për skandalin financiar. Çdo përpjekje për arsyetim nuk ndihmon, vetëm dëmton”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.

-Advertisement-

Osmani reagon ashpër pasi pyetet nga gazetari për skandalin e ambasadorit Martin Berishaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera