Kulturë

Idlir Shyti, një yll shqiptar në ngjitje ndërkombëtare si violonçelist

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 16 October 2018

Idlir Shyti është një violonçelist shqiptar shumë i talentuar i cili zhvillon aktivitetin e tije artistik në Londër, dhe synon arritje ndërkombëtare.

Studimet i beri ne Paris me Anssi Karttunen ne ENMP, Londer me Richard Lester ne Royal College of Music dhe ne Rome ne Conservatorio di Santa Cecilia me Maurizio Gambini.

Shyti ka interpretuar si solist me Südwestdeutche Kammerorchester, Orchestra del Conservatorio di Santa Cecilia, Orkestra e Akademisë se Arteve, Southbank Sinfonia, Hounslow Symphony Orchestr.

-Advertisement-

Ai poashtu ka marrë pjesë në festivale të ndryshme në Rome dhe ka performuar në salla prestigjioze si Palazzo Barberini, Salle Cortot, Amaryllis Fleming Concert Hall, Victoria and Albert Museum, Charlton House.


Idlir Shyti talentin e tije e ka zhvilluar me violonçelistë te njohur si: Yo-Yo Ma, Gary Hoffman, Ëen Sinn Yang, Enrico Dindo, Giovanni Sollima, Johannes Goritzki, Jérôme Pernoo mes të tjerësh dhe masterklase në muzikë dhome .
Idlir Shyti ky violonçelist në orkestër ka përformuar nën drejtimin e shumë dirigjentëve

të njohur ,duke luajtur në salla prestigjioze si Royal Festival Hall, Queen Elisabeth Hall, Saint-Martins in the Fields dhe Milton Court ne Londër, Sheldonian Theatre ne Oxford, Town Hall Birmingham, Leith Theatre Edinburgh, Théâtre de Champs Elysèes ne Paris dhe Konzerthaus ne Berlin.

Puna dhe synimet e tije janë për tu admiruar, dhe është e domosdoshme që publiku shqiptar të njihet me arritjet e këtij talenti i cili është në vazhdën e emrave të mëdhenjë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera