Lajme

“Idiotja e kuqe duhet të shkarkohet”, Kimete Berisha e fyen zv.kryeministren pas fotos me Numan Baliqin

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 31 May 2021

Opinonistja Kimete Berisha e ka quajtur “idiote” zëvendëskryeministren e Kosovës, Emilja Rexhepin pasi që të njejtës iu publikuar një foto ku shihej me Numan Baliqin.

Në një shkrim në Facebook, Berisha ka thënë se Rexhepi duhet të shkarkohet.

Ajo tha se Rexhepi “del në rreze dielli, nuk turpërohet dhe pi kafe me Numan Baliqin”, duke shtuar se kjo tregon se “Qeveria Kurti i rehabiliton përdhunuesit seksual.

-Advertisement-

“Idiotja e kuqe duhet të shkarkohet! Nëse zvkryeministrja e Kosovës del nën rreze dielli nuk turpërohet dhe pi kafe me Numan Baliq-in, kjo tregon se qeveria Kurti i rehabiliton përdhunuesit seksual!A po na tregon Ti Albulena, pse krimineli nuk është në burg. Pse, si ne populli, si sulmuesi seksual, njësoj jemi të lirë. Bile neve nuk po na qoras me kafe qeveria! Ose ti ose Ai duhet të ishit në burg! P.S. Ptu. Ndryshime perverse 🤮”, tha ajo./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera