Sport

Ia kërkoi mbi 7 milionë dollarë, gruaja e Koby Bryant padit nënën

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 18 December 2020

Gruaja e basketbollistit, Koby Bryant, Vanessa ditëve të fundit ka paditur nënën e saj, shkruan Gazeta inFokus.

Vanessa po akuzon nënën e saj pasi ajo i ka kërkuar rreth 7 milionë dollar sepse është kujdesur për fëmijët e çiftit.

Bashkëshortja e Bryant po pretendon se që nga vdekja e burrit të saj familjaret po mundohen të ‘zhvasin’ pasurinë e të ndjerit, duke u munduar secili të përfitoj nga paratë e tij.

-Advertisement-

Laine, e akuzuara, po pretendon se ka punuar si një dado, por pa u paguar, duke kërkuar kështu të paguhet për 18 vite nga 12 orë në ditë, 96 dollarë ora.

“Fatkeqësisht, premtimet e Kobe Bryant nuk panë dritën e diellit pasi ai tani është i vdekur, dhe Vanessa Bryant ndërmori çdo hap që mundte për të shfuqizuar dhe anuluar të gjitha premtimet e Kobe Bryant” deklaroi Laine./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera