“I thash Nasim Haradinajt, i ke 24 orë me ma sjellë një serb të gjallë”, gjenerali shqiptar rrëfen gjithë ngjarjen
Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 29 May 2022
Gjenerali i luftës së Kosovës, Kudusi Lama, ka shpalosur detaje e rrëfime ekskluzive ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Iuftës çlirimtare.
Doktori i shkencave ushtarake, Kudusi Lama ka treguar një ngjarje ekskluzive se si gazetari i televizionit ‘Zërit të Amerikës’ kishte dhënë një lajm të rremë se forcat serbe e kishinë pushtuar qytetin e Bajram Currit, lajm që kishte trazuar gjithë vendin.
“Ka qenë një ditë me shi me mjegull, në prill ka ndodh kjo. ‘Zëri i Amerikës’ kishte dhënë lajmin se Bajram Curri pushtohet nga Serbia. Një gazetar i ‘Zërit të Amerikës’, Armend Mero kishte raportuar se Bajram Curri pushtohet nga forcat serbe. Në atë kohë kishte marr vesh Qeveria, Presidenti, Kryeministri, Ministri, Shtabi i përgjithshëm, ishin vën të gjithë në alarm. Më mori në telefon Presidenti dhe më tha, ‘çka po ndodh…’, i thash asgjë nuk po ndodh, tha ‘Zëri i Amerikës’ ka raportuar kështu’, i thash nuk më intereson unë jam zëri im. I thash unë nuk kam forca serbe, as në Bajram Curr, e as brenda kufirit shtetror, le të vijnë e t’i luftojnë e t’i nxjerrin jashtë, nëse i gjejnë. Në atë moment e mora në telefon Nasim Haradinaj, i thash ku je, tha jam këtu në detyrë në front, i thash nuk je, me qenë ti aty nuk kanë hyrë forcat serbe në Bajram Curr, jo tha nuk mund të hyn trupat serbe në Bajram Curr sepse nuk kanë ku kalojnë kur ne jemi këtu. I thash kështu po thonë, tha çfarë të bëj që t’i të më bësosh, po nuk më besove hajde këtu e shikom. I thash unë nuk mund të vij atje por kur të mbushen 24 orë, ishte ora 6 e mbrëmjes, duhet të ma sjellësh një ushtarë serb të gjallë në zyren time, dhe ia mbylla telefonin…” rrëfen Kudusi Lama në emisionin N’Demos.
Gjenerali Lama tregon në detaje se si ia sjelli serbin e gjallë në zyret e tij, Nasim Haradinaj ende pa u bërë 20 orë, dhe çfarë ndodhi me të.
“Në orën gjashtë të mëngjesit ai erdhi me ushtarin serb në shtabin e divizonit në komand, dhe erdh në zyren time dhe më tha ‘e ke jasht serbin’. Më tha ‘a don me dal jasht, a me ta sjell këtu brenda’. Unë nuk e takova, nuk kisha interes me pa serbin. E morën ata të shërbimit informativ të Ushtrisë, dhe ata të shërbimit informativ të shtetit, i bën pytje që i interesonin. Ushtarit serb i dhanë me ngrënë dhe e qetësuan djalin e huaj, e mori Nasimi dhe i lajmëruan mediat e gjithë botës që ishin aty, ia dorëzoi Nasimi OSBE-së. E morën ata se ku e quan ata nuk më interesonte. Mua më intersonte që Nasimi t’ia dorëzonte OSBES-së, që bota ta merrte vesh që ne nuk kemi pse i VRASlM robërit e Serbisë, le ti marrin ata dhe le t’i dërgojn ku të duan.” pontencon gjenerali i luftës së Kosovës në emisonin N’Demos.
Të tjera
-
Osmani për rezolutën e Srebrenicës: Mohimi i gjeno*idit nuk do ta hapë kurrë rrugën drejt paqes
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj rezolutës së OKB-së që e ...
-
Katër të dyshuar mashtruan një person, ia morën 90 mijë euro
Policia ka bastisur dy lokacione, një në Prishtinë dhe një në Gjakovë, pasi d...
-
Vuçiqit iu kërkua ta heqë flamurin serb pasi u mbështoll me të, refuzoi: Askush s’ma merr atë
Gjatë dhe pas votimit të rezolutës për Srebrenicën, presidenti i Serbisë, Ale...
-
LDK: Votimi i rezolutës për gjeno*idin në Srebrenicë në OKB, është vulë për k*imet e Serbisë
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj miratimit të rezolutës për Sreb...
-
Vuçiqi bën filma pasi kaloi rezoluta mbi gjenocidin në Srebrenicë, mbështillet me flamurin serb
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot është munduar që të ofrojë argume...
-
Njihuni me 12 vjeçarin nga Suhareka, i cili kujdeset çdo ditë për dhitë e tij- “Kam shumë qef me i ndihmu familjes”
Në fshatin Duhël të Komunës së Suharekës, jeton 12 vjecari Bislim Graishta, i...
-
Kosova anëtarësohet në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore
Ministrja e Drejtësisë ka bërë të ditur se Kosova është pranuar pranuar në Kë...
-
Miratohet rezoluta, OKB njeh gjeno*idin serb në Srebrenicë
Me 84 vota pro ka kaluar Rezoluta për Srebrenicën në mbledhjen e Asamblesë së...
-
Dy të lënduar në aksidentin e réndé në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, e...
-
Rrokulliset një veturë, aksident i réndé në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë. ...
-
Specialja merr vendimin për vazhdimin e paraburgimit për Pjetër Shalën
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
Në ambientet e fabrikës Comodita, kanë qëndruar përfaqësuesit e kompanisë së ...